Kadri Veseli e ban nji premtim të madh për Azem Galicën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në përurimin e bustit të Azem Galicës në shkollën e fshatit Galicë, tha se populli ynë ka marrë plagë të randa, ngjashëm siç ndodhi edhe tash me arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaçit.

Veseli gjatë përurimit të kësaj shkolle ka folë për figurën e heroit kombëtar, Azem Galicës,  tue thanë se Azem Galica ishte frymëzim i tij që nga lindja e tij.

Ai tha se shumë shpejt edhe Mitrovica do ta ketë bustin e tij.

“Të dashtun femijë mos harroni se kah vini dhe cilit popull i takoni. Punoni përkushtohuni për të ardhmen tuej”, tha Veseli.

I pranishëm në këtë përurim asht edhe Agim Bahtiri kryetari i komunës se Mitrovicës, si dhe përfaqësues nga komuna e Vushtrrisë.