Kalimi i Mërkurit mes Diellit dhe Tokës edhe në Prishtinë

Kalimi i Mërkurit para Diellit, nji fenomen i rrallë astronomik, u vrojtue sot edhe në Prishtinë.

Kush pati dëshirë, e kishte mundësinë që në dy sheshe të Prishtinës, me e pa Tranzitin e Mërkurit, që në Kosovë u vërejt në orën 13:13 minuta të mesditës.

Ky fenomen u vrojtue nëpërmjet syzeve dhe dylbive solare, si dhe teleskop të ndryshëm të posaçëm për këtë fenomen.

Kjo dukuni e rrallë, kalimi i Mërkurit mes Tokës dhe Diellit, ndodh vetëm 13 herë në shekull.

Vrojtimin falas për qytetarët e Prishtinës e mundesoi Klubi i Astronomëve të Kosovës, përmes vendosjes së teleskopëve, me qëllim popularizimin e kësaj shkencë në vendin tonë edhe pse përkrahja institucionale mungon.

Nga ana tjetër edhe Profesori i fizikës dhe meteorologut, Sabit Gashi, tha nuk po përkrahen nga institucionet e madje ata nuk kanë as vend të posaçëm me i zhvillue aktivitetet e tyne, e për këtë arsye kanë mbetë në rrugë.

Të gjitha donacionët për Klubin e Astronomëve të Kosovës janë nga të huejt.