Kallen dy kerre në veri të Mitrovicës (foto)

Dy automjete janë kallë mbramë mbas mesnatës, përkatësisht rreth orës 3:30 në rrugën ‘Lola Ribar’, në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dameve materiale nuk ka të lënduem në njerëz, bajnë të ditun burime të KosovaPress’it.

Simbas këtyne burimeve, dyshohet se ky akt ka qenë i qëllimshëm, mbasi që në vendngjarje asht gjetë nji shishe që dyshohet të ketë qenë me benzin.

Deri tash nuk dihen pronarët e këtyne automjeteve, si dhe as autorët dhe motivet e këtij akti.