Kallen pesë hektarë fushë, nuk ka të lënduem

Në rrethana të panjoftuna në katundin Dugajevë të Pejës janë përfshi nga zjarri rreth pesë hektarë fushë me bari të thatë.

Si pasojë e zjarrit janë kalle dhe pesë shtylla elektrike.

Njisiti i zjarrfikësve ka lokalizue dhe shkyme zjarrin, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduem, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës, simbas të cilës rasti ka ndodhe dje.