Kallet nji pompë benzine në Prishtinë

Nji zjarr ka përfshi pak mbs mesnate nji objekt përcjellës të nji pompe me derivate në Prishtinë.

Damet llogariten në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhë saktësisht në orën 00:18. “Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportue se për arsye të panjohuna asht përfshi nga zjarri objekti përcjellës i pompës së derivateve.

Njësiti zjarrfikës ka lokalizue zjarrin. Simbas viktimës, vlera e damit asht rreth 10.000 euro. Nuk raportohet për të lënduem”, thuhet në raportin e Policisë.