Kalon nji ditë, armëpushimi po respektohet në Siri

Asht ba nji ditë që prej se armëpushimi në Siri ka hy në fuqi, e që ka ba që luftimet të ndalen.

Armëpushimi, që u arritë në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkueme, asht përshkrue nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry si mundësia e fundit “për me shpëtue Sirinë”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e njeriut ka thanë në orët e vona të 12 Shtatorit se situata ishte e “qetë” në shumicën e fronteve, mbasi marrëveshja hyni në fuqi mbasi dielli perëndoi.

Kerry u tha gazetarëve se “asht herët të nxirren përfundime” por theksoi se raportet që ka marrë, dy orë mbasi marrëveshja ka hy në fuqi tregojë për “zvogëlim” të dhunës.

Pamvarësisht marrëveshjes, ka pasë dhunë sporadike në mes të forcave qeveritare dhe atyne rebele.

Përleshje janë raportue në provincë Hama dhe Damask.

Nëse marrëveshja e armëpushimit zbatohet për nji javë, SHBA dhe Rusia do të ndërmarrin sulme të koordinueme ajrore kundër Jabhat Fateh al-Shan, ish-aleat i al-Qaedas dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Armëpushimi nuk aplikohet për këto dy grupe ekstremiste.