Kamerun, mbi 70 të vdekun nga aksidenti me tren

Presidenti i Kamerunit ka njoftue se ma shumë se 70 persona janë vra dhe 600 janë plagosun mbas nji aksidenti të randë të trenit që ndodhi të Premten.

Treni ishte i mbushun me udhëtarë dhe ishte nisë drejt qytetit Douala. Ai doli nga shinat në afërsi të stacionit të qytetit Eseka, 120 kilometra në perendim të kryeqytetit, shkruen FoxNews.

Presidenti Paul Biya, i cili nuk gjendet në Kamerun, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka thanë se e ka udhëzue qeverinë me ju dalë në ndihmë tanë të mbijetuemve, ndërsa hetimet me nis menjiherë e me u kuptue saktë problemi që shkaktoi vdekjen e dheta personave.