Kamikazët kishin cak edhe centralet bërthamore n’Belgjikë

kamikazetcaku

Detaje të reja dalin në pah gjatë hetimeve t’autoriteteve belge sa i përket sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel dy ditë ma parë.

Mediat belge raportojnë se dy vllaznit Bakraoui që u vetëhodhën n’erë gjatë shpërthimeve n’aeroportin nderkombëtar të Brukselit synonin të banin sulme akoma ma të mëdha që do të ishin katastrofike jo vetëm për Belgjikën.

Gjatë kontrollit të banesave të tyne, hetuesit kanë zbulu se vllaznit Bakraoui kishin për synim që të sulmonin centralin bërthamor që ndodhet në Bruksel.

Autoritetet gjetën nji regjistrim video të drejtorit të centralit bërthamor.

Pra, terroristët po studionin levizjet e drejtorit me qellim që të gjenin momentin e përshtatshëm për të krye sulmet terroriste në cenralin bërthamor, që do të ishte fatale.

Videoregjistrimet me lëvizjet e drejtorit të centralit bërthamor ishin ba disa ditë mbas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris më 13 Nandor 2015.

Plot 10 orë regjistrime video që tregonte kohën kur drejtori dilte nga shtëpia për të shkue në punë dhe e kundërta.

Dy ditë ma parë kur ndodhën sulmet terroriste në Bruksel, autoritetet mbyllën edhe centralin bërthamor si masë sigurie.

Simbas raportimeve të mediave nderkombëtare, centrali berthamor nuk u sulmu mbasi planet për sulm terrorist u përshpejtuen mbas arrestimit të terroristit të Parisit Salah Abdeslam, i cili u kap në Bruksel 1 javë ma parë.

Nga frika se Abdeslam mund të spiunonte tek policët bashkëpunëtorët e tij, terroristët ndermorrën sulme para kohe n’aeroportin dhe metronë e Brukselit, tue shkaktu 34 të vdekun dhe rreth 200 të plagosun.