Kamikazi i ISIS: Kemi me mbërri në Romë, mandej pushtojmë Europën

“Së shpejti kemi me arritë në Romë, qytet simbol i Oksidentit të pabesë. E mandej kemi me marrë tanë Europën, mbasi tue nisë nga Libia asht ma e thjeshtë. Për të krishtenët e të pabesët, 3 janë alternativat: të konvertohen në mulsimanë, të paguejnë ose të vriten”, asht kjo deklarata e nji kamikazi të ISIS, i arrestuem pak kohë para atentatit në Tripoli, ku objektiv ishte kryeministri Sarraj dhe gjenerali Mahmud Ibrahim.

“Tutat e mia nuk kanë randësi, baj atë që asht e drejtë për fenë tonë. Ka me vdekë e ka me shkue në parajsë. Këtë do Zoti dhe kërkon Kurani” shton ai gjatë nji interviste për Corriere della Sera.