Kamikazi me eksploziv kercënoi në qendrën tregtare në Bruksel!

Nji i dyshuem që mbante veshun nji rrip me eksploziv ka alarmue policinë belge në Bruksel, teksa kishte hy në nji qendër tregtare.

Ai asht arrestue nga policia, ndërsa situata asht cilësue shumë e dyshimtë.

Kryeministri Charles Michel ka kërkue nji mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Autoritetet evakuuen krrejt qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare, ndërsa zona u rrethu dhe u kontrollu për me sigurue që në ambientet përreth nuk kishte ndonji pako tjetër të dyshimtë.

Policia mori njoftim rreth orës 05:30 me orën lokale për alarmin për bombë, ndërkohë hetimet janë ende tue vazhdue.

Sa i përket të arrestuemit që mbante veshun brezin e mesit të mbushun me eksploziv, nuk ka asnji të dhanë dhe as nuk asht ba i ditun identiteti i tij.

Kujtojmë se disa muej ma parë, Brukseli u godit nga sulmet terroriste tue shkaktue dheta të vdekun e të plagosun.