Kamioni i Bechtel-Enka’s jau merr jetën dy të rijve në Prizren (foto)

bechtel enka

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në katundin Krushë e Vogël dy të ri kanë humbë jetën në aksident.

Dyshohet se nji kamion i ”Bechtel-Enkas” gjatë kyçjes në udhë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe për këtë arsye ka ardhë deri të aksidenti tragjik, tha Vesel Gashi nga policia e Prizrenit.

“Në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prizren-Gjakovë në Krushë të Vogël, dy të rinj kanë humbur jetën. Njëri është i lindur në vitin 1982 dhe tjetri nuk dihet se çfarë moshe ka për shkak të mungesës së dokumentacionit”, tha Gashi për Express.

Aksidentin dyshohet se e ka shkaktue nji kamion i Bechtel-Enkas, ndërsa gjendja shëndetësoree e shoferit të kamionit asht stabile.

Një kamion i Bechtel Enkas nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe ka ardhë deri te aksidenti”- tha Gashi.

Shperndaje në: