‘Kamishi’ e ban nji gjest të madh, kujna ja jep rrogën e meditjen e tij!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i njohun si Kamishi ka ba të ditun se ka me dhanë rrogën dhe mëditjen për familjen e Nehat Thaçit.

Haxhiu ka theksue se kërkesa e tij ishte që jo vetëm meditjen, por të jepet krejt rroga e plotë për familjen e Drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Haxhiu ka theksue se personalisht ka me dhanë rrogën dhe meditjen e tij për Thaçin.

Ky asht postimi i plotë:

Jo me dhanë veq një meditje për Nehat Thaçin , por rrogën e plotë kjo ishte kerkesa ime sot në seancë plenare.

Sepse, dje dhe sot të gjithë ishin për ta ndihmuar Nehat Thaqi le ta dëshmoj me fakte.

Ju, rikujtoj se kur unë kam kërkuar të paktën një meditje të deputetëve për shërimin e Dr Arsim Behramit vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka përkrahur kërkesën time.

Personalisht do ta jap rrogën dhe meditjen për Nehat Thaçin.