Kamishi para gjykatësit: Deshën të me vrasin!

Para prokurores Shenjan Berisha dhe gjyqtarit Vesel Ismaili, ka dhanë rrëfimin e tij deputeti Bekim Haxhiu, se si ka ndodh e gjithë ngjarja me 28 Qershor 2012 ku ai thotë se asht sulmu nga Rexhep Selimi, Visar Ymeri dhe truproja e Florin Krasniqit, Besart Bujupi.

Haxhiu ka tregu se ka marrë goditje n’anën e majtë të mjekrës nga Rexhep Selimi, ku thotë se edhe i asht kundërpërgjigj.

E mbas kësaj Haxhiu thotë të jetë sulmu nga mbrapa prej Besart Bujupit, truprojës së Florin Krasniqit.

Haxhiu ka vazhdu tutje tue tregu se mbas sulmit të Bujupit ju kanë sulë edhe Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi.

Deputeti i PDK’s, Bekim Haxhiu e ka cilësu këtë gjatë seancës së sotme gjyqësore, si tentim vrasje.

Haxhiu edhe njëherë përmendi në Gjykatë se kjo nuk asht asgja private me Selimin, apo ndonji deputet tjetër dhe se këtë ja kishte lanë organeve të drejtësisë.

Ai tha se asht e 16’ta herë që paraqitet në gjykatë, ndërsa nga pala tjetër e sheh si ikje ndaj pergjegjësisë.