Kanada: Ministri Demolli kërkon ndihmën e këtij shteti për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në vizitën zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmëninë e mbështetjes së Kanadasë, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO’s që, ka me u mbajt në Dhetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhanieve në mes Kosovës dhe NATO’s.

“Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoi nikoqirin për vizitë në Kosovë, për me i pa nga afër progreset e FSK’s, gja që u mirëprit nga Ministri Sajjan”, bahet e ditun në komunikatë.