Kancelarja Merkel e don Britaninë në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se shpreson se britanikët kanë me votue për me mbet në Bashkimin Europian.

Referendumi i sotëm për anëtarësimin e Britanisë në BE po vezhgohet me nervozizëm nga tregjet financiare dhe politikanët në krejt botën.

Merkel tha se do të donte nji takim të BE’s mbas këtij votimi, për me diskutue t’ardhmen e bllokut.

“Shpresojmë të ketë nji vendim me të cilin qytetarët e Britanisë së Madhe mbeten pjesë e Bashkimit Europian”, tha Merkel.

Ajo dhe presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, janë ndër liderat ma të zashëm që favorizojnë mbetjen e Britanisë në BE.

Nëse del Britania, Bashkimi Europian do të humbiste ekonominë e dytë ma të madhe, njanën prej dy top-fuqive ushtarake dhe qendrën ma të pasun financiare.