Kancelarja Merkel jep nji lajm për azilkërkuesit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklarue se kërkesat për azil që kanë ba emigrantët në vitin 2015 në Gjermani duhet me u zgjidhe në pranverën e vitit 2017.

Vitin e kaluem në Gjermani janë regjistrue 1.1 milionë kërkues të azilit.

“Deri në fund të Shtatorit kemi me pasë pasqyrën e saktë të asaj se sa njerëz kanë ardhë vitin e kaluem”, ka thanë Merkel, raporton AP.

Siç ka shtue ajo, në pranverën e vitit të ardhshëm kane me u procedue tëana kërkesat, përveç atyne që ju mungojnë dokumentet.

Në këtë procedim mund të përfshihen edhe kosovarët që gjatë dy viteve të kalueme kanë hy ilegalisht në Gjermani dhe kanë kërkue azil ekonomik.