Kancelarja Merkel ka nji mesazh për turqit

Kancelarja Angela Merkel i bani thirrje popullit me origjinë turke që jeton në Gjermani të Diellen, që të marrin pjesë në mënyrë aktive në shoqninë gjermane dhe mos të krijojnë konflikte.

Ajo saktësoi se popullsia turke në vend nuk duhet të sillte në Gjermani konfliktet që po ndodhin në Turqi.

“Para së gjithash ata nuk duhet t’i sjellin konfliktet që egzistojnë tashma në Turqi në shtetin gjerman“, tha ajo në nji intervistë me transmetuesin gjerman “ARD” e citueme nga “Reuters”.

Merkel bani publike disa kritika për nji intervistë të botueme në gazetën “Passauer Neue Presse” të Martën, në të cilën tha se: “Na presim që popullsia me origjinë turke që jeton në Gjermani prej nji kohë të gjatë, me pasë nji shkallë të naltë të besniknisë ndaj vendit tonë”.