Kancelarja Merkel kandidon për mandatin e katërt

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, thotë se Angela Merkel ka me kërkue mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë në zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm.

Tue citue burime në selinë e Partisë Kristian Demokrate të Merkelit Dpa, njoftoi të Diellën se ajo ka me kërkue rizgjedhjen.

Nëse Merkel fiton në vitin 2017 dhe shërben gjithë mandatin prej katër vjetesh, ka me barazue rekordin e mentorit të saj, nji kohë, Helmut Kohl, i cili shërbeu 16 vjet.

Merkel, 62 vjeçare, u ba femna e parë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005. Ajo asht gjithashtu edhe liderja e parë e Gjermanisë së bashkueme që asht rritë nën komunizëm në ish Gjermaninë Lindore. (REL)