Kancelarja Merkel uron Haradinajn, përmend edhe Demarkacionin

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë asht nji prej hapave kyç për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës, ka porositë kancelarja gjermane, Angela Merkel, në urimin për Ramush Haradinaj, me rastin e zgjedhjes së tij kryeministër.

“Para qeverisë suej qëndrojnë detyrat e randësishme dhe të vështira. Ndërtimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi si dhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem kërkojnë vëmendjen tuej”, ka theksue ajo në urimin që asht publikue në faqen zyrtare të qeverisë gjermane.

Këto janë hapat kyç për forcimin e perspektivës europiane për Kosovën, ka thanë Merkel dhe ka shtue se qeveria gjermane edhe ma tutje ka m’i ofrue përkrahje Prishtinës në këtë rrugë.

Shperndaje në: