Kandic i godet gjykatat serbe

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasa Kandic, foli për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga gjyqësori serb.

Ajo tha se ky gjyqësor ka fillue në vitin 2002, ndërsa theksoi se fillimi i themelimit të tij ka qenë shumë i mirë.

“Gjyqësori serb ka fillue në vitin 2002 gjykimin për krime lufte. Atëherë ka qenë vetëm fillimi dhe ka qenë nji fillim shumë i mirë”, tha Kandic.

Ajo përmendi edhe se gjykimi i parë ka qenë vrasja e 14 grave dhe fëmive nga Podujeva, proces që filloi në Prokuple.

Ndërsa, ma tutje kallxoi se gjyqtarët, të cilët u morën me këto krime nuk merren ma me to, mbasi që janë ngritë në pozita në gjykata të shkallës së naltë tu i largue nga rastet e krimeve.