Kandidatët presidencial francez – mospajtime për Rusinë!

Kandidatët konservatorë presidencialë në Francë,François Fillon dhe Alain Juppé, mbramë vonë e kanë akuzue njani-tjetrin lidhun me qendrimin ndaj Rusisë, në debatin e tyne të fundit para rundit të dytë të zgjedhjeve partiake.

Juppe e ka kritikue rivalin e tij për lidhjet e perceptueme me presidencën e Rusisë.

Tue ju referue fjalëve të fundit të ngrohta të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Fillon, ish-kryeministri francez, Alain Juppe, gjatë debatit televiziv tha se “kjo duhet me qenë zgjedhja e parë presidenciale në të cilën presidenti rus e zgjedh kandidatin”.

 

Fillon e ka mbështetë rreshtimin strategjik të tij me Moskën dhe asht angazhue për tërheqjen e sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes për separatistët në pjesën lindore t’Ukrainës, shkruen The Guardian

 

Megjithatë, Fillon tha se “na jemi aleatë të Shteteve të Bashkueme, na i ndajmë parimet fondamentale me Shtetet e Bashkueme, që na nuk i bajmë me Rusinë”.

 

Nëse Francois Fillon fiton Kundër Juppe në rundin e dytë të zgjedhjeve partiake më 27 Nandor, atëherë pritet pothuejse me siguri se ai mundet me triumfue kundër kandidates të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, e cila po ashtu, i mbështet lidhjet e afërta me Rusinë, para zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muejin Maj të vitit të ardhshëm.