Kandidati i LDK’s për Prizren: Qe me cilën parti “luftojmë” për fitore

Kandidati i LDK’s, për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, shprehet i sigurt në fitoren e LDK’s në këtë komunë. Ai e ka akuzue PDK’n për keqqeverisje në këtë komunë.

“Jam optimist shumë sa i përket zgjedhjeve në Prizren. Sepse, për PDK’n s’kemi çka flasim. Për 10 vjet ka qeverisë në mënyrën ma të keqe të mundshme. Edhe nuk di qysh ka mundësi me kërkue vota. Kemi bindjen, por edhe simbas matjeve qe po i bajmë i kemi punët shumë mirë”, ka thanë Baxhaku për ‘Indeksonline’.

I pyetun se kend e sheh kundërshtarin ma të madh në këto zgjedhje, ish deputeti nga radhët e LDK’s ka thanë se “luftën” ma të madhe kanë me pasë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shperndaje në: