Kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj kapet me marijuanë në kerr (dokument/foto)

Kandidati për Asamble Komunale në Ferizaj, Dritëro Hyseni, muejin e kaluem më 22 Gusht, në orën 01:30, ishte nxanë me landë narkotike nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net shkruen:

Sipas raportit policor që ka siguruar Lajmi.net, kandidati i Vetëvendosjes e kishte pranuar para hetuesve të DHTN në Ferizaj, se marihuanën e kishte konsumuar prej moshës 17 vjeçare, por që mbetja e kësaj lënde narkotike në veturën e tij, të cilën e kishte gjetur policia, sipas kandidatit të Vetëvendosjes, ishte mbetje prej asaj kohe, meqë tani thotë se nuk e konsumon më dhe se nuk e kishte ditur që i ka mbetur në veturë.

Duke u bazuar në provat materiale dhe deklaratat e të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar, hetuesit kanë paraqitur edhe Kallëzim Penal kundër tij me veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge”, vepër kjo e sanksionuar nga neni 275, paragrafi 2 i KPRK-së.

Raporti i siguruar mban datën e 24 gushtit 2017 dhe aktivisti i Vetëvendosjes ishte në vetura me disa shokë të tij.

Mësohet se me këtë rast tani është duke u marrë Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Shperndaje në: