Kandidati për President të SHBA’ve e pranon ftesën e Papa Françeskut, qe kur ka me vizitue Vatikanin

Kandidati për President të SHBA’ve, Bernie Sanders e pranoi ftesën për me vizitue Vatikanin me 15 Prill, me rastin e konferencës mbi çashtjet sociale, ekonomike dhe mjedisore.

“Papa Françesku ka ba të qartë se na kemi nevojë për me kapërcye krizën globale edhe për me i reduktue dallimet ekonomike, për me parandalue korrupsionin financiare dhe për me u ba ma shumë për mbrojtjen e mjedisit. Kjo asht nji sfidë e madhe për Shtetet e Bashkueme dhe për botën”, ka thanë Sanders.