Kandidati pro-rus fitoi zgjedhjet presidenciale edhe në Moldavi

Kandidati pro-rus, Igor Dodon, ka fitue zgjedhjet presidenciale në Moldavi, të mbajtuna të Diellën.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Dodon ka fitue 52.37 për qind, ndërsa rivalja e tij pro-europiane, Maia Sandu, 47.63 për qind, njofton BBC.

Që nga viti 1996, presidentët e Moldavisë janë zgjedh nga Parlamenti.

Zgjedhjet janë parë si betejë midis atyne që mbështesin lidhjet ma të afërta me Rusinë dhe atyne që mbështesin integrimin në Bashkimin Europian.