Kandidoj për fitore, kjo asht bindja e Abrashit për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizue Arban Abrashin kandidat për Kryetar të Prishtinës.
Arban Abrashi ka thanë se asht i nderuem që asht i nominuem.
Ai ka thanë se në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për me fitue poena politike.

Abrashi, më pas ka thanë buxheti për Prishtinën siguron investime dhe ndryshim të gjendjes.

“Jam i bindun për fitore dhe vet kandidimi im nënkupton se ka me fitue”, u shpreh Abrashi.