Kanë me fillue hetimet për varrezën e dyshueme në oborrin e UP’s

Javën e ardhshme kanë me fillue hetimet te vendi i dyshuem për varrezë masive në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Kështu ka ba të ditun sot kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukun, Prenk Gjetaj, në nji konferencë për media, simbas të cilit këto informata se aty mundet me pasë varrezë kanë qarkullue qysh nga mbaslufta.

Në këtë konferencë Gjetaj bani të ditun se për dy herë radhazi Serbia ka ndërpre gërmimet në rastin e Kizhevakut.

Arsyetimi i palës serbe, simbas tij asht i papranueshëm, mbasi që ata kanë donacione dhe i kanë ndërpre punën.

Në këtë drejtim Gjetaj tha se kanë kërkue nga bashkësia ndërkombëtare që me ju dalë në ndihmë në lidhje me këtë çashtje. Ai po ashtu, ka ba të ditun se këtë vit janë shejue katër lokacione me dyshime për varreza masive.