“Kanë me u ndryshue kufijtë e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë”.

Ish-zavendësshefi i CIA’s Steven Meyer konsideron se, Republika Srpska edhe ma tej ka me egzistue, ndërsa shpreh bindjen se egzistojnë mundësi të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”.

Meyer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thanë se “kanë me u ndryshue kufijtë e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë”.

“Vendi ma i rrezikshëm në Ballkan për momentin asht Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoksë maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Srpska, ndërsa pyetja asht se në çfarë forme./Rrokum.TV