“Kanë me u nivelizue pagat, por s’kanë me u ulë”

Numri nji i financave të shtetit, Avdullah Hoti ka para vetes sfidën ma të madhe në karrierë.

Në njanën anë i duhet me i sigurue qindra milionë euro për m’i pague mbi 46 mijë veteranëve të luftës, e në anën tjetër rrezikon me humbë afro gjysë miliardi euro për me financue projektet kapitale nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Në nji intervistë për Gazetën Fjala, Hoti shpalosë planet për ndryshimet fiskale, efektet që ka me pasë ligji i pagave tek 80 mijë të punësuem në sektorin publik e shpenzimet në rritje të buxhetit të shtetit.

Ai ka sigurue po ashtu se, nuk ka me pasë ulje të pagave për asnji kategori.

“…edhe në bazë të ligjeve egzistuese na jemi të detyruem që me ruejtë pagën bazë që asht deri tash. Askujt nuk ka me ju zbritë paga”, tha ai.