Kangëtaret dhe sallonet e ondulimit i shmangen tatimit

E fokusueme në zhvillimin ekonomik, si duket Qeveria nuk po arrin me e luftue evazionin fiskal te bizniset e vogla sidomos te sallonet e ondulimit.

Edhe pse asht nji ndër bizniset ma të zhvillueme në Kosovë, të kontaktuem nga Televizioni Rrokum, Agjencia e Statistikave të Kosoves thote se nuk kanë të dhana për numrin e tyne.

E mosposedimi i të dhanave për këtë lloj aktiviteti ekonomik s’ash e vetmja dëshmi e dështimit të luftës ndaj evazionit fiskal. I pyetun se çka ka ba ATK në këtë drejtim, ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Shërbim dhe Edukim të Tatimpaguesve në Administraten Tatimore, në vend që me iu përgjigjë konkretisht pytjes së shtrueme nga Tv Rrokum, ai thotë se çka duhet me ba ATK në raste të tilla.

Megjithëse interesimi i Televizionit Rrokum ishte me marrë përgjigje konkrete lidhun me shmangien e tatimit nga sallonet e ondulimit, përveçse u shmang nga përgjigja, zyrtari i naltë në ATK, na kishte përgaditë edhe pyetjet!

E nuk asht vetëm ky lloj i aktivitetit ekonomik që i shmanget tatimit, ngase këtu bajnë pjesë edhe kangtarët.

Evazioni fiskal para se gjithash në kuptimin ma afirmativ, asht shmangie e qëllimshme e obligimit tatimor nga kryemja e ndonji aktiviteti ekonomik.