Kapen 1 ton drogë në Athinë, policia greke: Asht e “Escobarit” të Ballkanit, nji shqiptar

Nji ton kanabis sativa shqiptar asht kapë nji ditë ma parë në Athinë, Greqi, e në pranga kanë ra 5 shqiptarë e 1 qytetar grek. Por, mëngjesin e sotëm media greke ka ba zbulimin tjetër, shkruen SYRI.net.

Landa narkotike që u kap dje në Athinë i përket “Escobarit” të Ballkanit, shqiptarit nga Saranda, Klement Balilit, i cili asht në kërkim ndërkombëtar me nji urdhën-arresti të lëshuem nga drejtësia greke, gja e cila doket se nuk e ka ndalue me trafikue sasi të mëdha kanabisi nga Shqipnia.

Policia kishte mbërri te sasia prej 1 ton drogë dhe te anëtarët e kësaj organizate mbasi ka ndjekë nji kamion të dyshimtë, i cili po transportonte landë narkotike. Policia e kishte lejue kamionin që me shkue deri te magazinat, ku edhe asht gjetë sasia e madhe e drogës, ban të ditun SYRI.net.

Droga mësohet se depozitohej në këtë vend për me u shpërnda mandej me kamionë në Europën veriore dhe qendrore./Syri.net