Kapen dy italianë në Shqipni, po transportonin 533.5 kg hashash

Nji tjetër operacion antitrafik i përbashkët i Policisë së Shtetit të Shqipnisë dhe Guardia di Finanza asht zhvillue mbasditen e së Shtunës, ku asht sekuestrue nji skaf me 533.5 kilogramë kanabis sativa, me dy shtetas italianë në bord.

Rreth orës12.50, Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës, ka njoftue për nji mjet që lëvizte me shpejtësi nga perendimi në drejtim të kepit të Rodonit. Menjiherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Guardia di Finanza dhe u njoftue INTERFORCA. Ndjekja nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza vazhdoi deri në ujnat ndërkombëtare.

Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë: A.M., 38 vjeç dhe A.C., 60 vjeç, të dy nga Brindisi. Guardia di Finanza ndaloi dy skafistët dhe sekuestroi ngarkesën me kanabis.