Kapen me drogë njerëzit e ‘bosit’ të krimit në veri të Kosovës

Marko Gjukic dhe Dejan Nedelkovic nga Zveçani, janë arrestue nga policia serbe për shkak të drogës në qytetin Vërnjaçka Banja të Serbisë, bajnë të ditun burime të KosovaPress’it.

Simbas këtyne burimeve, ata u arrestuen dje në nji banesë në Vërnjaçka Banjë.

“Nga kontrolli në banesë u zbuluen pako me drogë, që rezultuen veç llojeve tjera, t’ishin edhe sasi e konsiderueshme kokainë.

Autoritetet serbe dyshojnë se droga u përket dy t’arrestuemve, ndërsa destinacion kishin Kosovën”, kanë thanë burimet.

Po simbas këtyne burimeve, t’arrestuemit janë të njoftun për autoritetet rreth veprimtarisë së tyne kriminale, dhe janë pjesë e grupit të Millan Radojicic, që njihet si “bos” i krimit në veri.