Kapet 1 ton drogë në nji kamion në portin e Durrësit

Kapet 1 ton drogë në Portin e Durrësit. Droga asht kap në mesnatë.

Simbas informacioneve paraprake, mësohet se asht ndalue nji kamion në portin e Durrësit, i ngarkuem me fruta –perime, në mbrendësi e të cilit asht zbulue nji sasi e madhe lande narkotike.

Aktualisht po bahet peshimi, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rreth 700 kg deri në 1 ton drogë.

Burime nga policia, thanë se kamioni asht ngarkue me fruta-perime gjatë ditës së djeshme dhe ka m’u nisë n’Itali.

Shoferi asht arrestue.

 

Shperndaje në: