Kapet sasia ma e madhe e arit kontrabandë!

ariii

Autoritetet doganore greke kanë sekuestru nje ndër sasitë ma të mëdha t’arit në pikën doganore të Kipusit, në kufi me Turqinë.

Policia gjeti 18 pllaka ari të përpunueme me peshë 33.5 kg në bordin e nji taksie që po dilte nga Greqia me destinacion Stambollin.

Gjatë kontrolleve u gjetën edhe 4 kryqe ari me peshë 11.6 gram.

14 kg ar ishte mshef në shasinë e kerrit, ndërsa pjesa tjetër në çantat personale të tre udhëtarëve që po udhëtonin në kerr.

Ari asht vlerësu në 800 mijë euro, ndërsa policia vuni në pranga poseduesit e arit nën akuzën e kontrabandës.

Poseduesit po përpiqeshin të shmangnin shtetin helen mbasi në të kundërt do t’ju duhej të paguenin 200 mijë euro akcizë.