Kapet sasia ma e madhe e drogës n’Shqipni

Nji sasi prej 1.3 ton drogë e llojit kanabis sativa ash sekuestrue nga policia në zonën e Krujës, tue arrestue në flagrancë 11 persona.

Lajmi u ba i ditun fillimisht mbramjen e shkueme, ku u tha se janë sekuestrue 1.1 ton.

Të Merkurën, lajmi u konfirmue zyrtarisht nga Policia e Durrësit, tue sqarue se janë sekuestrue 1.3 ton hashash.

Operacioni u organizue nga Prokuroria e Krimeve të Randa dhe Policia e Shtetit tue sekuestrue nji nga sasitë ma të mëdha të drogës muejt e fundit.

Baza e landës narkotike ishte në fshatin Derven të Krujës, e sistemueme në dy ambiente të posaçme për thamjen e landës narkotike.

“Ambientet ishin nji magazinë dhe nji banesë e pabanueme, në mbrendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thame, në proces thamje dhe nji pjesë e përgaditun për shitje”, sqaron policia.

 

1-droga