Karakushi: Media e Tiranës po e censuron protestën te Parku i Liqeni

Nji ditë mbas protestës së dhunshme mes Partisë Demokratike dhe Policisë për kandin e lojnave te Liqeni artificial i Tiranës, ka nisë nji luftë kallzimesh penale mes PD’s dhe Policisë. Paradite demokratët ngritën padi ndaj policisë së Tiranës për dhunën e ushtrueme ndaj tyne. E mbas disa orësh, Policia e Tiranës ka paditë penalisht 9 deputetë të kësaj partie, njanin prej tyne edhe për armëmbajtje pa leje.

 

Njana nga organizatoret e protestës Alida Karakushi, tha për Televizionin Rrokum se megjithatë nuk i përket shoqnisë civile, ka dalë me protesute si qytetare e thjeshtë dhe se pamvarësisht politizimit që po i bahet protestës, e randësishme asht kauza.

 

Ne nuk na intereson forcërisht mbështetja partiake, sepse na po ndërmarrim dika që ka të bajë me qytetarët. Partiakët duhet të ishin ata që në mandate qeverisëse nuk duhet të kishin ndërmarrë politika që nuk janë në interes të publikut, pa përjashtue PD, PS apo LSI, – tha ajo.

Karakushi tha se ata po censurohen edhe nga media prandaj po shfrytëzojnë mediat alterantive, tue shtue se nuk u lejohet me vendosë çadra dhe se në pjesën ku po protestohet mund të jenë ndalë jo pa qëllim edhe valët e internetit.

 

Vetëm pak metra ma larg, interneti funksionon, tha ajo, por jo në pjesën ku na po protestojmë.

 

Aktivistja shtoi se janë tue u përgaditë për me ngritë padi në Gjykatën Administrative për shkak të shkeljeve proceduriale që janë ba për projektin e kandit të lojnave, por pa dhanë detaje se çka me përmbajtë kjo padi.