Kasapolli: Gjermani-Itali, finale para finales

Redaktori i Sportit ne Rrokum TV, Agim Kasapolli ka qene i ftuem ne emisionin Rrokum Roll. Teme diskutimi ka qene Europiani qe po zhvillohet ne France, ku asht fole per ndeshjet e zhvillueme deri tash.

Kasapolli ka fole per Zvicren, qe simbas tij u eliminue ne mungese te fatit.

“Shaqiri ka shenue gollin ma te mire ne histori, ndoshta. Polaket paten fat, tue u kualifikue veç nepermjet penalltive”.

Kasapolli ka fole per ndeshjen e shumepriteun Gjermani-Itali, e cila asht “nji finale para finales”. Ai gjithashtu ka thane se “Gjermani asht ekipi i vetem qe nuk ka pranue goll deri tash, por kjo s’don me thane qe e ka fitoren e sigurte me Italine”.

Tue fole per Italine, ai ka thane se, “italianet na kane befasue me loje te mire, ku 11 lojtare sulmojne e 11 mbrohen. Nuk asht ma ajo Italia qe mbrohej”, tha Kasapolli.

Ai nuk e sheh Francen si ekip favorit per ne vazhdim, tue thane se ne ndeshjen e kalueme fitoi fale Griezmann qe ishte shpetimtar i Frances e jo hero, qysh po e quejne disa.