Kasapolli: Ku jane politikanet qe rrahnin gjoks per UEFA e FIFA, pse s’po deklarohen mbas penalizimit!

Agim Kasapolli, redaktor sporti ne RROKUM.TV, i ftuem ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ka thane se Europa kerkon standarde europiane per gara nderkombetare.

Kasapolli ka theksue se ne stadiumin e Mitrovices ku jane investue 900 mije euro, gjithcka aty asht shkaterrue, dhe per kete duhet me dhane pergjegjesi kryeministri i vendit.

Ai ka theksue se per 16 vjet Kosova nuk ka mund me ndertue nji stadium me standarte nderkombetare.

Inspekcioni i UEFA’s  ka ba hetime dhe ka ardhe ne perfundim se Ferronikeli e Prishtina nuk munden me zhvillue ndeshje dhe si te tilla edhe i humbin benefitet qe sillen dikun 450 mije euro per Ferronikelin  dhe 200 mije euro i humb Prishtina.

Kasapolli ka thane se ku jane ata politikane qe rrahnin gjoks per pranimin e Kosoves ne UEFA e FIFA, qe nuk po deklarohen tash mbas penalizimit.