Kasapolli: Lojtarët kosovarë në Kombëtaren e Shqipnisë i përkasin të kaluemes

Ishte nji gëzim i papërshkruem për popullin e Kosovës, fitore e ngushtë, e ambël dhe e vonueme. Pse asht e vonueme, e them me siguri se nuk aty nuk ishte lufta mes UEFA’s dhe Kosovës, por lufta mes Serbisë dhe Kosovës. Kështu tha Redaktori i Sportit në Televizionin Rrokum, Agim Kasapolli, në lajmet qendrore.

“Arsyeja ka qenë e logjikshme, se aty kanë qenë shumë shqiptarë. Për mue asht shumë normale që Zvicra ka votue kundër”, theksoi ai.

E për deklaratat e zyrtarëve serb se kane me ba ankesë në Gjykatën Sportive në Lozanë, Kasapolli u shpreh i bindun se ankesa e tyne nuk ka me “pi ujë”. Por shtoi se Serbia mundet me ba përpjekje për me pengue anëtaresimin e Kosovës ne FIFA.

Kasapolli bani thirrje mos me u ba gabimet që janë ba deri më tash, tue theksue se duhet me u ba nji riogranizim i ekipeve të futbollit në vend.

Ndërsa për mundësin e ardhjes së lojtarëve kosovarë nga Kombëtarja e Shqipnisë në ekipet e Kosovës, Kasapolli tha se ata i përkasin të kaluemës.