Kasapolli: Meritat per pranim n’UEFA jane te popullit

“Urime tane popullit te Kosoves per pranimin e Kosoves ne UEFA”, tha i ftuemi ne Rrokum Roll, Redaktori i Sportit ne Televizionin Rrokum, Agim Kasapolli.

Kasapolli tha se mbas shume perpjekjeve ekipet kosovare arriten me dale nga sporti serb.

“Pranimi ne UEFA me te vertete asht nji e arritun shume e madhe, mirepo ky rrugetim ishte shume i gjate”, tha ai.

Tue e kujtue deshmorin Perparim Thaçi, emnin e te cilit e mban stadiumi ne Prizren, dhe vllaznit Getoari gjithashtu nga Prizreni, Kasapolli tha se shume njerez kane dhane jeten per me perjetue kete dite qe e perjetuem na.

“Secili ne fazen e vet e ka dhane kontributin e vet”, vleresoi ai.

“Prej fillimit ka qene lufta midis Kosoves e Serbi, se ajo ka pase miq te vet qe e kane pengue zhvillimin e Kosoves”, tha nder tjera Kasapolli, tue fole rreth anetaresimin n’UEFA.

E se a ka me arrite Serbia me pengue anetaresimin e Kosoves ne FIFA, ai u shpreh i bindun se nuk ka me arrite.

“Zvicra asht shtet qe i ka hap dyert e veta  e ka pranue ne momente ma te veshtira popullin shqiptar … s’duhet me harrue. Asht deshira e lojtareve a duen a s’duen me luejt per Kosoven. Mos ta marrim Zvicren si befasi”, tha Kasapolli lidhun me votimin kunder anetaresimit te Kosoves n’UEFA, nga ana e Zvicres.

“Ata qe duen me luejt per Zvicren, me mbajte familjen dhe nja 10 familje ketu, nuk duhet me i pengue”, shtoi ai.

“Krejt Federatat duhet me ba organizim, me ba ndrrim radikal”, e veçoi Kasapolli si nji nga gjanat e para qe duhet me u ba n’ekipet kosovare.

“Qeveria tash del para zgjedhjeve edhe thote kemi me i ndertue 4 stadiume”, ironizoi Kasapolli kur u pyet se çka duhet me ba tash Qeveria.

“Nuk shkohet me kamisha e cigarlleka perpara. E ke krye mandatin e ministrit te sportit…çka po don tash”, tha ai.

Kosoves i duhet ma s’paku 5 deri ne 10 vjet me punue e mandej me u lavdue, tha Kasapolli krejt ne fund, tue shtue se duhet me punue hap mbas hapi deri ne maje, “e kur te hypin ne maje mandej mos te zbresin”.