Kasapolli: Pres barazim mes Frances dhe Shqipnise

Redaktori i sportit ne Rrokum TV, Agim Kasapolli ka fole ne Rrokum Roll per ndeshjet e Europianit qe po mbahet ne France.

“Gjate fazes se pare u deshmue se nuk ka ekipe te dobeta dhe kemi pa futboll kualitativ. Disa analiste, bile kane deshtue ne parashikimet e tyne, si ne rastin e ndeshjes se sotme ku Hungaria e mposhti Austrine”, ka thane Kasapolli.

Ne vazhdim ai ka fole per ndeshjen Shqipni-Zvicer, qe u fitue nga zvicranet 1-0.

“Takimi Shqipni-Zvicer ka qene takim, me te cilin mundemi me u krenue me te dy ekipet. Ka fitue ekipi qe ne nji menyre ka pervoje ma te madhe”, ka thane Kasapolli tue u referue Zvicres.

“Ka qene presion i madh psikologjik te lojtaret e Shqipnise, por mandej rane ne lojen e tyne. Ndersa, Zvicren e vertet duhet me pa ne ndeshjen me Rumanine, sepse edhe ata kane pase presion”.

Kasapolli jep parashikimin e tij per ndeshjen e Shqipnise kunder Frances qe luhet te Merkuren.

“Sa i perket takimit kunder Frances, jam optimist se se paku Shqipnia ka me nxjerre nji barazim. E them kete, sepse Shqipnia nuk ka cka me humbe ma. U deshmue se ka ekip kompakt, tue marre komplimente per paraqitjen kunder Zvicres”.

Ai ka fole edhe per formacionin e mundshem qe duhet me pase Shqipnia.

“Xhemshiti ka qene ma i pershtatshmi me zavendesue Canen e denuem per kete ndeshje, por mbasi qe ai nuk asht ftue, Ajeti asht i duhuni”, ka thane Kasapolli.