“Kashelashja” ma e re në internet: A mundeni me e gjete gabimin?

Shumë prej juve keni me përfundue tue u përpjeke me gjete gabimin matematikor që asht ba me këta numra, tue ike shumë larg nga realiteti.

Kjo fotografi e publikueme nga vetë ideatori Antley Lamont Staten, asht shpërnda ma shumë se 370,000 herë dhe ka marrë me mijëra komente, tue mos kuptue që zgjidhjen e kanë shume të lehtë.

Në foto shihet nji fletë me 9 numra dhe, në anën tjetër, nji shkrim dedikue njerëzve ku duhet me pa për gabimin.