Kasparov: Me Sirine, Putin don me nda Europën !

Politikani rus i opozitës dhe ish kampioni botnor i shahut Garry Kasparov, sot tha se Presidenti rus Vladimir Putin, ka për qëllim ndamjen e Europës, e qysh tha ai, Putin nuk i fsheh ambiciet e tij.

Tue folë në forumin e Lirë rus në kryeqytetin e Lituanisë – Vilnius, Kasparov kritikoi politikat e Putinit. Ai fajësoi Putin’in se me sulmet ruse në Siri shkaktoi përkeqësimin e situatës në terren, gja që detyroi njerëzit me u largue në Europë.

“Qëllimi kryesor i Putinit asht me nda Europën, dhe me këtë ai nuk fsheh ambiciet e tij”, tha mjeshtri i shahut.

Kasparov konsideron se Rusia qëllimisht dëshiron me përkeqësue situatën në Siri dhe se ka për qëllim dobësimin e aleancës NATO.

“Shanset janë shumë të vogla që Rusia me fillue nji luftë kundër NATO’s, mbasi që Moska e di se kjo kishte me nxit reagim ushtarak të NATO’s”, tha Kasparov.