Kastrati i VV’s: Në 2013’tën asht pague 1 mijë e 240 euro veç për nji drekë nga Komuna e Kamenicës (video)

Kandidati per Kryetar të Kamenices nga radhet e VV’s, Qendron Kastrati, në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ka tregue arsyen pse ka vendose me i hy kesaj gare.

“Kamenica ka pase nji respekt te madh per mue dhe familjen time, si familje e deshmorit (baba i tij asht deshmor v.j.), prandaj e shoh te arsyeshme me qene ne sherbim te qytetareve te kesaj komune”, sqaron ai.

Simbas tij, Kamenica asht vendi ma i diskrimnuem ne Kosove, ndersa shqetesuese asht shperngulja e madhe dhe e vazhdueshme qe bahet nga kjo komune, shkruen Rrokum.TV

“Edhe pse asht ndrrue shpesh pushteti ne mes te LDK’s e PDK’s, gjendja asht e keqe, ndersa tashma ka ardhe momenti per nji ndryshim tjeter, me VV’n ne pushtet”.

Tue fole per arsimin, Kastrati ka thane se s’ka me pase ma drejtorë partiakë, por kane me u perzgjedhe me pjesemarrje te komunitetit.

Ai ka rendite edhe disa probleme, me te cilat ballafaqohet Kamenica, per te cilat, si thote ai, me ardhjen e VV’s ne pushtet kane me u rregullue.

Ne vazhdim, ai ka permende nji rast te dates 02 Maj 2013, ku simbas tij, 1240 euro asht pague vetem nji dreke.

Tue fole per problemet e Kamenices, ai thekson se edhe gjendja e shendetesise asht e mjerueshme./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: