Katari e merr nji vendim lidhun me prodhimin e gazit

Katari, eksportuesi i parë i gazit natyror të langshëm (LNG), njoftoi sot qëllimet e tij për me rritë prodhimin e tij të gazit me 30 për qind, ndërkohë që ky vend ndodhet nën nji presion ekonomik nga fqinjët e tij.

“Mbretnia e vogël synon me prodhue 100 milionë tonë gaz natyral tue fillue nga viti 2024”, deklaroi Saad al-Kaabi, pronari i gjigantit publik Qatar Petroleum gjatë nji konference për shtyp në Doha.

“Ky projekt i ri ka me përforcue pozicionin e Katarit”, deklaroi Kaabi, tue shtue se vendi i tij ka me qëndrue për nji kohë të gjatë lider botnor i prodhimit të gazit natyror të langshëm.

Aktualisht Katari asht prodhuesi i parë i LNG’s me 77 milionë tonë në vit.