Katari s’pyet për bllokadën, fton emigrantët nga krejt bota: Hajdi këtu dhe qe çka fitoni!

Kabineti qeveritar i Katarit ka miratue projektligjin që kishte me ju mundësue shtetasve të huej të fitojnë leje për qëndrim të përhershëm në këtë vend. Vendimi u mor në nji mbledhje të qeverisë të mbajtun të Mërkurën, kryesue nga kryeministri dhe ministri i Mbrendshëm, Sheikh Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.

Simbas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, projektligji, nëse ligjësohet, kishte me i lejue shtetasit e huej që “me kualifikime të veçanta që kërkohen nga shteti i Katarit” të qëndrojnë në këtë vend në mënyrë të përhershme.

Simbas dispozitave të projektligjit, lejet për qëndrim të përhershëm kane me u dhane vetëm me lejen e ministrit të mbrendshëm.

Statusi i banimit të përhershëmka me ju mundesue poseduesve të saj nji numër privilegjesh të tjera, përfshi “trajtimin si qytetarë të Katarit në aspektin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor”, njoftoi agjencia e lajmeve.

Kjo gjithashtu ka me ju dhanë prioritet, mbas shtetasve të Katarit, gjatë aplikimeve për poste në institucionet ushtarake dhe publike.

auto_Amazing-Doha-Qatar1502025758