Katastrofa humanitare në Myanmar shqetëson OKB’n

OKB’ja i tutet nji katastrofe humanitare në Myanmar, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 20 mijë myslimanë “Rohingia” kanë kalue kufinin me Bangladeshin.

Grupet e të drejtave të njeriut po i bajnë thirrje qeverisë së Myanmarit me lejue hymjen e monitoruesve në zonat e prekuna nga ky fenomen, për me mësue se çka po ndodh saktësisht atje.

Që nga shpërthimi i dhunës më 25 Gusht, 60 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti janë shpërngulë në vendin fqi, simbas të dhanave të agjencisë ndërkombëtare të refugjatëve, UNHCR.

Java e fundit e Gushtit ka sjellë episodet ma të egra të dhunës sektare në Myanmar, prej vitesh të tana, me forcat vendase të sigurisë dhe militantët “Rohingia” që akuzojnë njani-tjetrin për djegie të katundeve dhe masakra në masë.

Gati 400 persona janë vra simbas zyrtarëve të mbrojtjes, shumica kryengritës. Ushtria e Myanmarit pretendon se janë miliantët, ata që i kanë vnu flakën mija shtëpive, por dëshmitë e refugjatëve “Rohingia” në Bangladesh tregojnë të kundërtën. Ata thojnë se banesat e tyne i kanë shkatërrue forcat e sigurisë, të cilat i veshin edhe me përgjegjësinë e masakrave ndaj civilëve.