Katastrofë në Meksikë: Shkon në 248 numri i viktimave nga tërmeti

Nga tërmeti i fuqishëm që e ka godit dje Meksikën, deri tash janë regjistrue 248 të vdekun, kanë thanë autoritetet e atjeshme, raportojnë mediat.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se ma s’paku 248 njerëz janë vra, shumica prej tyne në Mexiko City dhe hapsinat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa ditë mbasi nji tërmet tjetër, më 7 Shtator, me intensitet 8.1 shkallë, me epiqendër në bregun e Meksikës, e goditi këtë vend, me ç’rast u vranë 98 persona.

Përkujtimet për tërmetin shkatërrues në vitin 1985, nga i cili ishin vrarë 10 mijë njerëz në Mexiko City, kanë shkaktue panik, prandaj shumë banorë janë largue nga shtëpitë e tyne.

 

Shperndaje në: