Katër deputetë të VV’s, kandidatë për kryetarë të komunave

Deri tash, Lëvizja Vetëvendosje kandidatë për kryetarë të komunave ka propozue zyrtarisht katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt.

Deputeti Sami Kurteshi asht kandidat për komunën e Gjilanit, deputeti Mytaher Haskuka kandidat për kryetar të Prizrenit, deputeti Driton Çaushi kandidat për komunë të Gjakovës dhe deputeti Salih Salihu kandidat për kryetar të komunës së Vitisë.